Fier, i vihen prangat 73-vjeçarit që ngacmoi seksualisht të miturën

Vihet në pranga nga Policia e Fierit një 73-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Sipas denoncimit, i moshuari e ka prekur në vende intime, vajzën 9 vjeçe, të cilën e kishte fqinjë.

Denoncimi i ngjarjes është bërë në Policinë e Fierit nga nëna e vogëlushes. Vajza vetë do të pyetet në prani të psikologes.

Ky rast pason një tjetër ngjarje të rëndë, që kishte shkuar deri në abuzim me fëmijën, sot 17-vjeçe, në Sarandë.

Policia e arrestoi të moshuarin që akuzohet se e ka nisur abuzimin me të miturën që në moshë shumë më të vogël.