Egbo: Shpërblimi i federatës ishte i nevojshëm, pas rifillimi të kampionatit do t'i...

Tirana po kalonte momente shumë të mira në kampionat përpara pezullimit, për shkak të koronavirus. Bardheblutë mbanin vendin e parë me 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytEgbo: ë.

Tashmë kryeqytetasit po presin rifillimin e kampionatit dhe për të marshuar drejt titullit kampion.

Së fundmi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo në një pronocim të dhënë për “Rtsh” është shprehur se rifillimi i kampionatit do të jetë i vështirë, duke shtuar gjithashtu se shpërblimi i dhënë nga FSHF-ja për klubet ishte i nevojshëm. “Gjatë kësaj kohe kemi qenë në kontakt me të gjithë futbollistët.

Kemi dhënë disa ushtrime për të qëndruar në formë fizike, për të qenë në formë muskujt për kur të rifillojë kampionati. Mendoj se vendimi për tu rikthyer në fushë është i duhuri, pasi futbolli dhe sporti do të jenë si një ilaç për njerëzit. Për shpërblimin e FSHF-së nuk e di pasi nuk e kam kontrolluar llogarinë bankare, por në klub më kanë thënë se e kanë kaluar shpërblimin e premtuar. Kjo është e nevojshme për lojtarët, sidomos për ata që janë në kategori më posht e punëtorët e klubeve.

Pas rikthimit në fushë, do i marrim ndeshjet tona një nga një, janë edhe shumë për tu luajtur dhe shpresoj të bëjmë mirë deri në fund. Rifillimi i kampionatit pas dy muajsh do të jetë i vështirë për të gjithë lojtarët e klubet, sidomos pasi kam mësuar se ndeshjet do të bëhen çdo 3-4 ditë. Do të jetë shumë e vështirë për lojtarët sidomos nëse nuk janë në formën fizike të duhur për rifillimin.”, u shpreh Egbo.