Kakavijë, dalin përgjigjet e testimit për koronavirus të 15 policëve të Pikës Kufitare

Dalin përgjigjet e analizave për 15 policë dhe kontrollorë të turnit në Pikën Kufitare të Kakavijës si dhe 4 efektivë të NKVKSH të Gjirokastrës e kontakteve të tyre.

Të gjithë kanë rezultuar negativë pas testimit të parë të kryer, por testimi do të ribëhet pas 5 ditëve për të dhënë siguri të plotë.

Testimi i tyre u realizua dje në mbrëmje, pak orë pasi u zbulua rasti i parë me COVID -19 në mes të një grupi emigrantësh të ardhur në Kakavijë në datat 16-17 prill e të karantinuar në hotel River në Grykën e Këlcyrës.