Edhe pesë policë të tjerë në Kukës, të infektuar nga koronavirusi

Rritet numri i të infektuarve në radhët e policisë së Kukësit. Janë konfirmuar edhe 5 policë të tjerë të prekur nga COVID-19.

Kështu numri i të infektuarve nga radhët e uniformave blu shkon në 6 raste vetëm në komisariatin e Kukësit.

Në total, kjo bashki ka 17 raste me koronavirus.