Genta Ismajli del nga karantina, publikon moment intime nga udhëtim me partnerin turk
Genta Ismajli prej disa kohësh po shijon lidhjen me biznesmenin turk Hysen Usta.
Çifti e kanë bërë tashmë lidhjen publike dhe nuk kanë munguar deklaratat e dashurisë nëpër intervista apo rrjete sociale.
Pandemia e Covid-19 e gjeti çiftin të karantinuar në Zvicër aty ku Usta jeton prej vitesh.
Dhe së fundmi ata kanë dal nga karantina dhe Usta e ka çuar Gentën të shoh ujëvaren e Zvicrës.
Çifti ka publikuar dhe një video nga ky udhëtim teksa shijojnë natyrën dhe bukuritë e saj.