Më në fund përfundon gjithçka. Dybala hedh firmën brenda 48 orëve

Pavarësisht interesimit të Realit të Madridit apo Barcelonës, sulmuesi Paulo Dybala nuk e mendon largimin nga kampionët e Italisë dhe dëshiron të jetë pjesë e Juventusit.

Sipas burimeve të “Tutto Sport” të enjten ose të premten argjentinasi do të hedhë zyrtarisht firmën mbi kontratën e re e cila do ta mbajë lidhur deri në vitin 2021, transmeton SYRI.net.

Nga marrëveshja e re Dybala pritet të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon një shifër e konsiderueshme për një lojtar 23-vjeçar, por plotësisht e merituar sepse në 1 sezon e gjysmë ai ka bërë paraqitje të shkëlqyer.

Në kontratën e re palët kanë vendosur të mos përfshinë asnjë klauzolë largimi, një sinjal i qartë ky se për drejtuesit e Juves, Dybala nuk ka çmim./ SYRI.net