", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Në 60-vjetorin e lindjes, Agron Llakaj merr urimin prekës nga e bija: Dua t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im

Aktori i njohur, Agron Llakaj, feston sot 60-vjetorin e lindjes. Me një karrierë të gjatë në skenë, ai është kthyer në një nga artistët më të dashur të publikur. Në ditën e lindjes, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miq, kolegë por vëmendjen e ka marrë ai i vajzës së tij, e cila me siguri i ka përlotur të gjithë me dedikimin prekës.

“NGA ALKIDA/ Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të rendja edhe këmba-dorës pa u lodhur, ashtu si dikur fëmijë 2 vjeç rendja vrullshëm e me zemrën që me dilte vendit nga gëzimi, sapo dëgjoja derën të hapej e ti të vije nga Tirana e largët për të gëzuar pak ditë me ne…

Por sot babushi im s’mundemi t’a festojmë ashtu siç kishim thurrur plane pa fund sëbashku, distancën nuk e kemi më kilometrike por sociale????

Me shpresën se ditë më të bukura do të vijnë dhe ne do të festojmë të gjithë bashkë ditëlindje pa fund deri në ditëlindjen e tënde të 100!!!

Nuk gjej fjalë mjaftueshëm për të të shprehur gjiiiiithë çfarë kam në zemrën qe ende me del vendit për ty;

nuk gjej fjalë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë sakrificat e tua deri në vetëmohim;

nuk gjej dot fjalë mjaftueshëm të të them sa krenare jam për njeriun mrekulli që je ti…

Sot dua si për çdo ditë t’i falem Zotit që jam gjaku yt e ti je Ati im!

Gëzuar ditëlindjen e 60 babushi im!??”, shkruhet në dedikim e vajzës së aktorit.

Ai ka marrë një urim special edhe nga Romeo dhe Donald Veshaj, të cilët e kanë treguar shpesh vlerësimin për artistin e njohur.

Edhe pse në një situatë të vështirë prej pandemisë, këto urime duhet ta kenë bërë mjaft të bukur ditën për Llakajn.

View this post on Instagram

Çunat- Goni o Gon ... Gooooonnnn, o Goooooniiii Goni- Heee!!!! Çunat- U befsh edhe 100vjeç! Qofsh i qeshur ne portret ashtu siç je dhe ne shpirt! Eshte e kote qe ta zgjas me fjale te medha , ti e di qe te duam fort ?? Per me teper ndiq videon, ishte me e pakta qe mund te benim ne kete kohe lufte. Na falendero me vone???? @agronllakajofficial @donaldveshaj

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj) on