'Si do ja bëje ti me dy paga minimale?'/ Qytetari kap ngushtë Ramën

Para pak orësh kryeministri Edi Rama u shfaq sërish në Facebook për një tjetër komunikim me qytetarët. 

Kryeministri Rama iu komunikoi qytetarëve disa lehtësime, ndërsa nuk kanë munguar as këtë herë replikat e shumta.

Në qendër të vëmendjes ka qenë mungesa e ndihmës nga qeveria, megjithësem kjo e fundit pretendon se deri tani ka ndihmuar disa dhjetëra mijëra.

"26 mijë lekëshi nuk më ka dalë as për bebelina për fëmijët. Nuk e di si do ja bëje ti me dy paga minimale", e pyet një qytetar Ramën.

Ja disa prej replikave në Facebook-un e kryeministrit: