Rolling Stones para famës, fotot e grupit muzikor në fillimet e tyre në shitje për 1500 paundë

Një sërë fotosh që mund të jenë ndër të parat që grupi Rolling Stones bëri para se të arrinte famën janë tashmë në shitje.

Grupi i rock 'n' roll-it mund të ngatërrohen me Beatles në këto foto, për shkak të pamjes së tyre rinore dhe shumë të pastër në fotot promovuese të vitit 1963.

Fotot u bënë nga i ndjeri Philip Toënsend para se grupi të kishte publikuar këngën e tyre të parë dhe janë tashmë në shitje për 1500 paundë.

Në vitet që ndoqën Mick Jagger, Keith Richards dhe anëtarët e tjerë të grupit u bënë të njohur për festat e tyre të çmendura.