VIDEO/ Relievi i Nikes, i perëndeshës së fitores, një thesar në Muzeun Historik
Udhëtim në thesaret e Muzeut Historik Kombëtar: Relievi me figurën e Nikes, Perëndeshës së Fitores, gjetur rastësisht nga Ugolini, në bregun pranë derdhjes së kanalit të Vivarit, gjatë vitit 1928-1929 dhe që mund të lidhet me një monument ende të pazbuluar.
Relievi oaraqet Niken, perëndeshë e fitores, me qendrim triumfal dhe me flatra te hapura. Dora e majte e saj mbeshtete mbi tropajon, shenje e fitores, formuar nga parzmore armike vendosur mbi shkemb. Dora tjeter mban palat e hitonit, derdhur hijshem mbi trup ne stilin e skulptorit te famshem athinas te shekullit V para Krishtit, Fidias.
Skena vazhdonte ne te dy anet e pllakes duke qene pjese e frizit te nje monumenti, siç tregojne pjeset anesore per kapjen me ganxha metalike dhe plumb.
Stili, punimi dhe lloji i veçante i mermerit deshmojne per prejardhjen atikase te relievit qe datohet ne gjysmen e dyte te shekullit V para Krishtit.