FOTO/ Shumë ndryshe, ja si dukej Kim Kardashian në festën e maturës

 Me shumë më pak kilogramë, vetulla të holla dhe flokët të kapur me model, Kim Kardashian duket tërësisht ndryshe, në një foto të vitit 1996, në mbrëmjen e saj të maturës.

Përkrah nënës së saj Kris Jenner, Kim Kardashian është rikthyer vite pas, duke rikujtuar ditën e saj të veçantë në festën e maturës.

Në pamjet e fundit Kim duket e buzëqeshur në një foto bust, ku nuk duket qartë fustani që ajo kishte zgjedhur shumë vite më parë, për t’u prezantuar në mbrëmjen e veçantë me shokët e klasës.

Në një foto të dytë ajo shfaqet me shoqëruesin e saj të maturës, Tj Jackson, nipin e të ndjerit Michael Jackson.

Por, në sy bie se sa ka ndryshuar diva me format bombastike, që nga ajo kohë, dhe duket totalisht një tjetër njeri.

Tashmë një nga bloggeret më me influencë në botë, Kim Kardashian rrëmben vëmendjen.