FOTO/ Lojtari i Premier Leagues blen rezidencën 3.1 mln sterlina

Mesfushori i Manchester Cityt, Raheem Sterling pas lindjes së bashkëshortes ka blerë një rezidencë të re e cila kushton 3.1 milionë sterlina.

Mund të konsiderohet si një shtëpi ëndrrash pasi brenda saj gjen gjithçka në teknologjinë e fundit, shkruan tabloidi britanik “The Sun”, transmeton SYRI.net.

Pas lindjes së djalit Thiagos, ‘ylli’ i gjigantëve britanikë e ka nisur jetën si një familjar duke u zhvendosur në një ambient tjetër që ka hapësirë më të madhe.

Brenda saj ka edhe ambient për tu argëtuar si kinema apo palestër./ SYRI.net