Barcelona ofron 60 milionë euro dhe dy lojtarë për futbollistin e Brescia-s
Garës për të firmosur me futbollistin e Brescias, Sandro Tonali i është bashkuar dhe klubi i Barcelonës.
Madje drejtuesit e klubit katalanas ofrojnë më shumë se çfarë ka kërkuar presidenti i Brescias Massimo Cellino.
Blaugranët ofrojnë 60 milionë euro (50 milionë të kërkuara nga Cellino) plus dhe 2 lojtar të akademisë ( një mbrojtës krahu i majtë dhe një mesfushor me vlerë secili 10-14 milionë euro).
Tonali është një nga lojtarët më të talentuar në Itali për të cilin kanë shfaqur interes skuadrat më të mëdha europiane si teksa PSG-ja, Juventusi, Inter, Milan, Napoli, Manchester United dhe Chelsea.