FIGC, Presidenti Gravina vendos zgjatjen e sezonit deri më...

Federata Italiane e Futbollit, pas takimit mes anëtarëve, ka vendosur që sezoni të zgjatet deri më 2 gusht. 

Duke u detyruar nga udhëzimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që të gjitha ligat kombëtare të përfundojnë në 3 gusht, Federata Italiane spostoi mbylljen e këtij edicioni jo në 30 qershor, siç ishte vendosur fillimisht, por në fillim të muajit gusht.

Në këtë mënyrë, zhvillimi i pjesës së mbetur të këtij edicioni nuk do të jetë me ndeshje  të ngjeshura duke i dhënë përparësi vazhdimit të Serisë A në mënyrë të rregullt.