I vdekuri në Kosovë nga koronavirusi ishte Shefi i Doganës së Vermicës

 Sot në klinikën infektive të Kosovës ka ndërruar jetë oficeri i Doganës, i cili ishte infektuar me COVID 19. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp, Dogana e Kosovës, duke thene se i ndjeri ishte drejtues i pikës së kalimit kufitar të Vërmicës.

“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficerët doganorë të parë, i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Doganës duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themeloi dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikës së kalimit kufitar të Vërmicës”, thekson njoftimi.

“Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve”, thekson ne njoftim Dogana e Kosoves.