Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme, vendimi pritet me një protestë simbolike

Me 91 vota pro parlamenti votoi shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në muajin qershor. Maxhoranca dhe deputetët e opozitës votuan për të shtyrë gjendjen deri në 23 qershor të këtij viti.

“Dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.06.2020”, thuhet në vendimin e miratuar sot nga Kuvendit.

Ishin 91 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, për këtë vendim.

Pavarësisht izolimit, vendimi u prit me një protestë simbolike para Kuvendit. Aty ishin mbledhur disa gazetarë dhe aktivistë që kundërshtojnë zgjatjen e kësaj gjendje.