VIDEO-FOTO/ Mrekulli në Itali: Shpëtohen 3 qenushë, ditë pasi orteku goditi hotelin

Gjendja e punëtorëve të shpëtimit në hotelin e gllabëruar nga orteku në Itali ishte shumë e zymtë gjatë fundjavës.

Njëzet e dy persona mbeten të zhdukur pasi orteku i shkaktuar nga tërmetet javës së kaluar goditi resorin luksoz turistik.

Të paktën shtatë veta është konfirmuar se kanë vdekur, shkruan “Euronews”.

Por të përfshirëve në këtë operacion u është dhënë një dritëz shprese të hënën, pasi gjëtën të gjallë tre prej gjashtë qenushëve të një prej vizitorëve të hotelit.

Qenushët janë gjetur në dhomën më të ulët të  hotelit dhe mbijetesa e tyre tregon se ka “xhepa ajri” që mund të kenë shërbyer si pika shpëtimi për mysafirët e hotelit të zhdukur dhe stafin. /SYRI.net/