Cassano: Nëse Juventusi nënshkruan me Zidanen, atëherë kthehet pas në kohë!

Antonio Cassano nuk mendon se Juventusi do të t’i japë drejtimin e skuadrës Zinedine Zidanes i cili sipas tij është i ngjashëm me filozofinë e Massimiliano Allegrit.

“Zidane është një njeri i shkëlqyer, por si trajner është faksimile e Allegrit. Drejtuesit bardhezinj donin një Juventus ndryshe në filozofi loje, ndaj morën Sarrin. Nëse zgjedhin fotokopjen e Allegrit, çfarë do të bënin? Me siguri, do të ktheheshin tek ajo që lanë pas para një viti". Kështu mendon “Fantantonio”, për të cilin është më e besueshme mundësia që Zidane të rikthehet në Francë, mbase të “martohet” me projektin ambicioz të PSG:

“Nuk e di nëse ai do të donte të linte Real Madridin për të shkuar te Juventusi. Sipas mendimit tim, ai do të kthehet në Francë, te PSG. Për suksesin nivel ndërkombëtar, atje mund të shpenzojë sa të dojë. Nëse shkon atje, është një sfidë e madhe, sepse klubi parizien nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve”, përfundoi Cassano.