VIDEO/Bulldogu bën xhiron e rrjetit, bëhet xhelozë për fëmijët jashtë karantine

Një video prekëse e një bulldogu anglez që shikon nga ballkoni i tij fëmijët teksa luajnë pa atë është bërë virale, pasi pronarja e ndau atë në rrjete sociale.

Rashida Ellis, 38 vjeç, nga Atlanta, Georgia, shpërndau në rrjete sociale videon e qenit të saj 3 vjeçar Big Poppa, i cili shfaqet duke parë poshtë ballkonit i trishtuar.

‘Big Poppa ka qënë shumë i trishtuar sot. Mendoj se e ka marrë malli të luajë me fëmijët poshtë pallatit. Ai mundet vetëm t’i shohë nga ballkoni,” shkroi ajo në videon që bëri xhiron e rrjetit.