Angli/Arrestohet 14 vjeçarja, i pështyu në gojë oficerit të policisë

Një vajzë 14 vjeçare është arrestuar pasi i pështyu në gojë një oficeri policie.  

Policia e Devon dhe Cornwall u thërrit ditën e djeshme në Truro, Angli pasi u raportua nj vjedhje në dyqanet pranë qendrës së qytetit.

Një adoleshente që dyshohej për  vjedhje dhe shkaktim të sjelljeve anti-sociale ka reaguar shumë keq me një polic dhe ka pështyrë drejt tij.

Vajza tashmë është arrestuar, por ende nuk dihet nëse ajo ka qënë e infektuar me koronavirus apo jo.