Infektohet ekuipazhi i kroçierës italiane në Japoni: Deri tani 48 raste me koronavirus

Tokio - Afro 50 anëtarë të ekuipazhit në një kroçierë  italiane të ndalur për riparime në Nagasaki të Japonisë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, duke ngritur shqetësimin për mbushjen e spitaleve të qytetit nëse gjendja e tyre përkeqësohet.

Rezultatet e së enjtes treguan se 14 të tjerë në bord, të gjithë kuzhinierë ose kamarierë që shërbenin ushqimin ishin të infektuar nga virusi, tha një zyrtar në prefekturën Nagasaki. Një pacient i cili ishte dërguar në spital më parë ishte tani në një gjendje të rëndë dhe në ventilator.

Infeksionet në kroçierën Costa Atlantica vijnë pas atyre në kroçierën Diamond Princess në Yokohama dy muaj më parë, ku më shumë se 700 pasagjerë dhe ekuipazhit u zbuluan se ishin të infektuar, edhe pse këtë herë vetëm anëtarët e ekuipazhit ishin në bord.

Anija e Costa Cruises u dërgua në një kantier anijesh në Nagasaki në Japoninë perëndimore në fund të shkurtit nga Mitsubishi Heavy Industries,  pasi pandemia e COVID-19 kishte prishur planet për riparimet e planifikuara në Kinë.