Arrestohet pedofili në Tiranë. Ja emri

Një pedofil 49-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kryer veprime ndaj një djali të mitur. Burime nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, në pranga është vendosur

Bedri Shkambi, 49 vjeç, banues në kryeqytet.

Burimet zyrtare u shprehën se ndalimi i Shkambit ka ndodhur në rrugën "Haxhi Bardhi" në Tiranë. 49-vjeçari akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj djalit të mitur me inicialet G. A.

Ka qenë ky i fundit bashkë me familjen që ka bërë denoncimin në polici ndaj 49-vjeçarit, i cili u vu në pranga menjëherë. /SYRI.net