Trump dorëhiqet zyrtarisht nga organizata e tij, ja kush janë drejtuesit e rinj

Presidenti i sapo betuar amerikan Donald Trump, ka  mbajtur një tjetër premtim të dhëne para disa javëve, duke bërë zyrtare dorëheqjen nga udhëheqësja e Organizatës Trump.

Ai ka vendosur që organizata e fuqishme do jetë në dorë të dy djemve të tij Donald Junior dhe Eric Trump.

“Ai ka dhënë dorëheqjen nga kompania e tij siç edhe kishte thënë para se të hynte në zyrë. Don dhe Eric tani janë drejtues të kompanisë”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Donald Trump Junior, ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi bashkë me të vëllanë.

“Në epokë e re ka filluar në “Trump Organization”, thuhej në përshkrimin e fotografisë. /SYRI.net/