Mourinho i kërkon drejtuesve të Tottenhamit të blejnë këta dy lojtarë

Jose Mourinho u ka bërë me dije drejtuesve të Tottenham se dëshiron transferimin e dy lojtarëve gjatë merkatos së ardhshme.

Raul Jimenez dhe Issa Diop, janë dëshirat e Jose Mourinhos.

Jimenez po luan në mënyrë fantastike në fanellën e Wolves dhe përveç Tottenhamit, për kartonin e tij të interesuar janë edhe Manchester United dhe Real Madrid.

Lojtari vlerësohet rreth 40 milionë euro, shumë kjo që nuk do të paraqiste probleme për skuadrën nga Londra.

Dëshira tjetër e portugezit është ylli i West Ham, Issa Diop. Mourinho është tifoz i madh i këtij lojtari, diçka të cilën e ka pranuar edhe publikisht.

Mbetet të shihet nëse gjatë merkatos Tottenhami do t’i finalizojë këto dy transferime, dhe nëse ato ndodhin, do të ishin një ndihmë e madhe për skuadrën e Mourinhos.