Icardi dëshiron të luaj për rivalët e Interit

Shumë skuadra të njohura evropiane janë hedhur në “sulm” për të transferuar në klubet e tyre futbollistin argjentinas, Mauro Icardi. Këtë sezon ai është i huazuar te PSG, por ekipi francez nuk ka në plan të vërë në zbatim klauzolën e blerjes së tij.

Dhe për këtë arsye skuadrës së Interit, e cila ka në zotërim kartonin e Icardit duhet të gjej një destinacion tjetër.

Rivalët historik të Juventusit janë ata që kanë shfaqur interes më së shumti për 28 vjeçarin, por zikaltërit dëshirojnë ta shmangin shitjen e një prej sulmueseve më të mirë te bardhezinjtë.

Megjithatë, lojtari e dëshiron me patjetër transferimin dhe tani skuadrës torineze i mbetet të bindi Interin dhe do të mundohet ta arrijnë përmes Juan Cuadrados.

Kolumbiani është një lojtar shumë interesant, që gëzon një simpati të madhe nga ana e Antonio Contes. Të dy kanë kaluar shumë mirë te Juventusi dhe një bashkim në Milano do pëlqehej nga të dy. Bardhezinjtë pretendojnë të japin 32-vjeçarin, plus një shumë parash për të bindur Marotën.