FOTO/ Pas New Yorkut dhe Milanos edhe Brazili me varreza masive për viktimat e COVID-19

Si pasojë e numrit të lartë të viktimave nga COVID-19, punonjësit brazilianë hapin me ekskavatorë varreza masive, për t’i futur trupat e pajetë.

Pamjet që shihni vijnë nga Brazili, ku shihen punonjës që hapin varre masive me ekskavatorë. Bëhet fjalë për varre masive në Manaus, ku do të varrosen persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Duke parë se numri i të vdekurve dita ditës po rritet, autoritetet braziliane kanë urdhëruar hapjen e varrezave masive nëpër të cilat do të futen trupat e pajetë të viktimave të koronavirusit.

Kujtojmë se në këtë vend deri më tani janë infektuar mijëra persona dhe qindra tjerë kanë vdekur, pas përhapjes së masë të madhe të koronavirusit.