Japonia pret 100,000 tulipanë, masë për të ndaluar mbledhjen e turmave gjatë pandemisë

Autoritetet japoneze kanë prerë më shumë se 100,000 tulipanë për të ndaluar admiruesit të mblidhen pranë tyre duke shmangur kështu transmetimin e koronavirusit.

Mijëra lule të ndritshme mbushin fushat e qytetit Sakura, në lindje të Tokyos, duke tërhequr shumë turistë për t’i parë në lulëzim të plotë.

Por teksa vendi përballet me masat e reja të distancimit social, zyrtarët vendosën të presin tulipanët që ato të mos tërhqin më turma njerëzish.

Koncerti i përvitshëm i tulipanëve në kopshtet e Sakura Furusato Hiroba u anullua gjithashtu.