VIDEO/ Këndon Tupac dhe qëllon nga ballkoni, arrestohet burri dhe i konfiskohet arsenali i armëve

Momenti kur një burrë i armatosur qëlloi me armë nga ballkoni i tij është kapur në kamera.

Policia arriti më pas në vendngjarje dhe e arrestoi.

Burri shihet teksa bërtet nga apartamenti i tij në katet e fundit të pallatit dhe mendohet se po këndonte këngë rap të Tupac.

Ai filloi të qëllonte nga brenda apartamentit para se të dilte në ballkon duke trembur të gjithë kalimtarët që u munduan të gjenin vende strehimi.

Burri kishte një arcenal armësh, për të cilat edhe u arrestua.