'Një i burgosur tek 313-a doli me koronavirus ndër 40 të testuar'

Zv.Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka pohuar se janë bërë 40 teste për COVID-19 në burgun 313 në Tiranë dhe prej tyre ka rezultuar vetëm një i dënuar I infektuar nga koronavirusi.

“Janë bërë rreth 40 teste, një prej të cilëve ka rezultuar pozitiv”, tha Rakacolli në konferencën e sotme për shtyp.

Dje u mësua se i dënuari i infektuar është shtats italian i dënuar për drogë.

Po ashtu ministrja njoftoi se do të fillojnë testet steriologjike për mjekët. “Është një proces i sapofilluar ditën e hënë dhe jemi në procesin e grumbullimit të mostrave dhe kalibrimit të testeve. Ato janë pjesë e paketës që shërben për të plotësuar analizën e me PCR.”