FOTO/ Banorët e Nartës 'i tundin' karanavalet edhe këtë vit, pavarësisht koronavirusit

Ndonëse grumbullimet masive nuk lejohen për shkak të shpërthimit të COVID-19, në fshatin Nartë të Vlorës banorët nuk kanë nguruar të festojnë karnavalet e përvitshme.

Megjithëse më të pakët në numër në krahasim me një vit më parë, sërish kjo traditë e tyre nuk është ndalur as këtë vit, sado që Qeveria e vendit dhe Ministria e Shëndetësisë bënë thirrje për mosgrumbullime masive dhe festime.

Siç shprehen banorët për gazetën Panorama, karnavalet festohen çdo vit në Nartë dhe simbolizojnë largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës, një stinë plot jetë dhe begati.

Për aktivitetin ata kanë marr një leje dy orëshe, siç e thonë edhe vetë, në Policinë e qarkut të Vlorës për të mos e humbur as këtë vit këtë traditë. Sipas banorëve të Nartës ndihet rënia e ndjeshme e popullsisë në këtë njësi administrative ne kete feste, nga largimi i banorëve kryesisht të rinjve në emigrim.