Homazhe masive për vogëlushin 3-muajsh që u shtyp qëllimisht nga një shofer

Prindërit e një djali tre-muajsh të vrarë në një sulm të qëllimshëm nga një shofer në Melburn, kanë mbajtur homazhe për vogëlushin  e tyre së bashku me qindra persona të tjerë që u bashkuan vullnetarisht.  

Prinderit, Matthew dhe Nauar Bryant thanë se ai ishte një fëmijë tepër i dashur dhe se ishte drita e jetës së tyre.

"Ai na la me tre muaj të bukur dhe kujtime te mrekullueshme të kaluara në këtë botë," thanë ata në një deklaratë.

Shoferi që i mori jetën është akuzuar për pesë vrasje gjatë incidentit të së premtes, ku filloi t'i shtypte kalimataret me radhe shkruan “BBC”.

Dimitrious Gargasoulas, 26 vjec, u mbajt në paraburgim të hënën për t'u përballur me një seancë gjyqësore.