'2300 euro për veshkën!' 24 persona muaj të terë në ‘kthetrat’ e trafikuesve të organeve

“Ne do të heqim veshkën dhe ti do marrësh  2300 euro.”

Sadi Ahmed është mbajtur peng për tre muaj radhazi nga një bandë që trafikonte organe.

Ai ishte një nga 24 njerëzit e shpëtuar nga policia në Ravalpindi, Pakistan.

Ata ishin mbajtur të burgosur në një ndërtesë në një lagje të pasur, në pritje të  operacionit për të “marrë me forcë” veshkat e tyre.

Tre vetë do të dalin në gjyq më vonë këtë muaj, shkruan “BBC”.

Ata mohojnë çdo përfshirje në transplantet e paligjshme dhe trafikimin e organeve.

Policia thotë se viktimat ishin joshur për me shpresën e vendeve të punës.

Ata madje ishin mashtruar  nën pretekstin e gjetjes së dokumentacionit për të punuar. /SYRI.net/