Gary Neville ndihmon klubin amator në Angli

Klubet e futbollit po përballen me krizë ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit. Drejtuesit e skuadrave të mëdha e kanë gjetur një mënyrë se si të menaxhojnë situatën, ata u kanë ulur pagat futbollistëve dhe stafit teknik. Mirëpo e njëta gjë nuk ndodh tek klubet amatore, të cilët nuk kanë luksin që t’u ulin pagat futbollistëve dhe stafit. Dhe për këtë arsye ata do të përballen me një situatë tepër të vështirë ekonomike.

Duke parë gjendjen në të cilën ndodhen ekipet amatore, ish-mbrojtësi i Manchester United dhe kombëtares angleze, Gary Neville, ka vendosur që t’i vijë në ndihmë klubit të Brighouse Town, të cilët militojnë në  “Bet Victor Northern Premier”.

Neville ka dhuruar një donacion të madh për klubin e ligës amatore. Lajmin e bënë vetë të ditur skuadra angleze me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

 Dhurimi i Garyt do të ndihmojë në kompensimin e humbjes së të ardhurave nga sezoni që përfundoi para kohe në mars. Mos luajtja e ndeshjeve në shtëpi apo dhe mbylljes së “Home Club” ka bërë që të jetë edhe më e vështirë nxjerrja e të ardhurave për e klubin e Bringhouse,” thuhet në njoftimin e skuadrës angleze.

Presidenti i Brighouse Town, James Howard dhurimi i bërë nga Gary Neville tregon qartë se komuniteti i futbollit nuk është thjesht një biznes, por një familje" .