Propaganda e Ramës me shifrat/Ja sa lekë i fal biznesit të vogël

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të falë tatim-itimin e biznesit të vogël për vitin 2002 në kuadër të masave nga qeveria për Koronavirusin.

Por ajo çka ofron shefi i qeverisë është e papërfillshme. 

Nëse shikojmë të ardhurat e biznesit të vogël për vitin 2019, ato përbëjnë më pak se 0.1% të të ardhurave në total. Domethënë, nga 460.4 miliardë të ardhura, vetëm 0,35 miliard realizohen nga biznesi i vogël, ose e thënë ndryshe 2,8 milionë euro.

"Bizneset e vogla do të falen të gjitha taksat për këtë vit edhe nuk kanë punë fare as do u kërkojë asgjë vitin tjetër. Çfarë iku, iku që të marrin veten plotësisht. Me këtë mbështetje, me hapjen dhe taksat që po falim nuk do të dalin keq, mbase do të dalin më mirë se të tjerët dhe e meritojnë se janë më të vegjël dhe më të dobët", do të shprehej Rama, por shifrat tregojnë se nisma e tij nuk është gjë tejtër veçse propagandë. /SYRI.net