Ndërron jetë nëna e gazetarit të njohur

Ka ndërruar jetë nëna e gazetarit të njohur Alfred Lela.

Lajmin e jep ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale.

"E dashur mamë: Faleminderit që dite të ishe e fortë dhe e bukur, deri në orën e fundit! E di që do vazhdosh, si gjithmonë, t’i mbash krahët hapur për të na mbrojtur. Nuk e kam të lehtë, por duke qenë se jemi shëmbëlltyrë e Zotit dhe e jotja, shpresoj të shihemi sërish!", shkruan Lela në një postim të tijin në Facebook.