Mundësi për vatër infeksionesh, ISHSH mbyll aktivitetin e 5 fasonerive

Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit ka kryer sot inspektime në terren dhe në bizeneset që u lejuan të hapen sipas protokollit të ri.

Drejtori i ISHSH në Gjirokastër, Edi Sinoimeri bën me dije se që në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm u mbyllën 5 fasoneri pasi nuk plotësonin disa prej kushteve të vendosura. Ky ishte një vendim midis ISHSH dhe pronarëve të fasonerive.

Nesër do të bëhet sërish inspektim për të parë nëse janë plotësuar kushtet apo jo dhe për të vendosur se kur do të vazhdojë puna. Por nga ana tjetër, me mbylljen e këtyre fasonerive, rreth 600 punonjës kanë mbetur pa punë në Gjirokastër për të cilët ende nuk dihet nëse do të ketë mbështetje financiare nga qeveria.

Kujtojmë se në Krujë pjesa dërrmuese e personave të prekur nga koronavirusi ditët e fundit kanë rezultuar të jenë punonjësit e një fsonërie këpucësh, ndërsa është bërë mbyllja e saj dhe nisj e testimeve për punonjësit.