Shitjet e makinave të reja evropiane ranë 51% në mars prej koronavirusit

Berlin - Shitjet e makinave ranë më shumë se 50% në tregjet kryesore të Evropës në mars, për shkak të bllokimeve të vendosura prej koronavirusit.

Në mars, regjistrimet e makinave të reja ranë me 51.8% ose 853,077 automjete në vendet e Bashkimit Evropian, Britani siç treguan statistikat nga Shoqata Evropiane e Industrisë së Automjeteve (ACEA).

Shitjet ranë në të gjitha tregjet e BE-së, me Italinë - të goditur veçanërisht nga pandemia - duke raportuar rënien më të madhe prej 85.4%, ndërsa regjistrimet u gremisën në 37,7% në Gjermani, 72.2% në Francë dhe 69.3% në Spanjë.

Shitjet e Volkswagen Group (VOWG_p.DE) u ulën me 43.6% në mars, ndërsa Renault (RENA.PA) dhe PSA Group (PEUP.PA) shënuan një rënie përkatësisht prej 63.7% dhe 66.9%.

Shitjet e makinave të prodhuara nga BMW (BMWG.DE), i cili ishte ndër të paktët prodhues makinash që raportuan një rritje të shitjeve muajt e kaluar, ra me 39.7%, ndërsa kërkesa për rivalin Daimler (DAIGn.DE) u ul me 40.6%.

Rënia e regjistrimeve vjen pasi shumica e shitjeve të automjeteve në Evropë u mbyllën gjatë gjysmës së dytë të marsit, në kuadrin e masave për të frenuar pandeminë.