‘Bomba’ e Blushit: Gardisti që qëlloi më '21 Janar' sot është kryetar i PS në Bulqizë

Deputeti Ben Blushi ka bërë një deklaratë bombastike, teksa ka komentuar ngjarjen tragjike të “21 Janarit”.

 Blushi deklaroi se ajo ishte një vrasje shtetërore, ku ish-kryeministri Sali Berisha urdhëroi gardistët të qëllonin.

 Por, Blushi shkon më tej, kur deklaron se njëri prej gardistëve që qëlloi atë ditë, sot është kryetar i PS në Bulqizë.

 “21 Janari” ishte një vrasje shtetërore. Berisha i vrau ata, teksa po iknin. Gardistët morën urdhër për të qëlluar. Njëri prej tyre qëlloi dhe sot është kryetar i Partisë Socialiste në Bulqizë. Shpërblimi që iu dha qeveria familjarëve të viktimave ishte i pamjaftueshëm”, deklaroi Blushi.