67 viktima në 24 orë/ Holanda konfirmon 3751 të vdekur nga COVID-19

Një tjetër shtet evropian që ka shënuar viktima të konsiderueshme dhe po ashtu të infektuar nga COVID-19 është edhe Holanda.

Në orët e fundit, 67 vetë kanë vdekur si pasojë e Covid-19, ku deri tani janë konfirmuar 3751 viktima në total.

Gjithashtu, në orët e fundit Holanda ka raportuar 750 të infektuar, duke arritur në total 33 405 persona.