VIDEO/ Amerikanët në protestë: Boll më me bllokimin, na lini të punojmë!

Teksa në Shqipëri qeveria dhe kryeministri sillen me njerëzit dhe bizneset si të duan, ndryshe ndodh në botë.

Pas protestës së djeshme në Izrael, sot janë qytetarët amerikanë që janë ngritur në protesta kundër masave të qeverisë duke kërkuar vazhdimin normalisht të jetës.

Protesta është duke u zhvilluar në këto momente në Pensilvani, ndërsa në pankartat e protestuesve lexohet më së shumti: "Na lini të punojmë", "Stop bllokimit" etj.