Zvicra konfirmon mbi 1400 viktima nga COVID-19

Zvicra është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ku në 24 orët e fundit kanë vdekur 13 persona nga virusi.

Në total në Zvicër janë shënuar deri tani 1406 viktima, ndërsa numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 27 944 njerëz.

Ndërsa, gjatë orëve të fundit janë infektuar me virusin vdekjeprurës 204 persona.