Ulja diagonal në makinë/ Vazhdojnë ofendimet dhe talljet e Ramës me shqiptarët

Shqiptarët po e gjejnë veten çdo ditë e më shumë në rolin e një kopeje, me të cilën po tallet kryeministri i vendit të tyre. Eksperimentet e tij me fashat orare apo me lejimin për të dalë të pensionistëve dhe më pas të grave me fëmijë deri 10 vjeç, ishin një tallje e pastër.

Edhe në kryeqendra që janë prekur rëndë nga koronavirusi, si në Nju Jork, familjet dalin nëpër parqe dhe mund të lëvizin në çdo orë me mjetin e tyre.

Sigurisht që në mbarë botën, njerëzit këshillohen të ruajnë distancën, të dalin sa më pak jashtë dhe vetëm për nevoja thelbësore.

Për ironi, Rama e shtoi dozën e talljes sërish të hënën kur u tha njerëzve se duhet të marrin në makinën e tyre vetëm një pasagjer dhe ai duhet të ulet diagonal.

I pyetur nga një komentues se përse nuk mund të marrë gruan në makinë, Rama e vazhdoi edhe ofendimin në një fyerje krahinore raciste. “Nëse hapet për ty, bëhen qift të gjithë të tjerë dhe thonë kjo është gruaja ime,” tha Rama.

Mllefin e tij racist nuk kemi ndërmend ta komentojmë, por ekspertët kanë dyshime se kjo mënyrë ulje në makinë redukton shanset për infektim.

Eksperti britanik i makinave, Rob Hull, thotë se edhe me fuoristrada të mëdha e të bollshme, sërish distanca e këshilluar nga qeveria me uljet diagonal nuk mund të respektohet.

Por a ka vende që kanë marrë masa në këtë drejtim? Sigurisht, duke këshilluar që të mos merren shumë njerëz në makinë, që të dezinfektohet mjeti, etj. Në Australi për shembull nuk mund të marrësh në mjet më shumë se një person tjetër në mjet. Por bëhet përjashtim kur bëhet fjalë për anëtarë të së njëjtës familje.

E gjitha është një tallje e vazhdueshme, të cilën shqiptarët po e pranojnë duke qenë se e kanë kuptuar se situata është e vështirë. Por kjo është fyerje inteligjence sepse të gjithë e dinë rrezikun që u kanoset nga virusi.