Vdes edhe një grua nga Kastoria nga Covid-19, Greqia shënon 114 vdekje

Një grua 68-vjeçare vdiq të hënën në veri të Greqisë nga komplikimet në lidhje me Covid-19, duke e çuar numrin e vdekjeve në 114, sipas raporteve të mediave.

Viktima ishte nga qyteti verior i Kastoria dhe po kurohej në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Papanikolaou në Selanik.

Raportet thanë që ajo kishte një sëmundje tjetër shoqëruese.

Një total prej 13 personash nga Kastoria kanë vdekur nga koronavirusi që nga fillimi i epidemisë në Greqi.