Kinezët ushqehen me këta minj, dyshohet se janë bartës të koronës

Për shumë njerëz, minjtë janë të padëshiruar në shtëpitë e tyre. Por në Kinë, ata shërbejnë si një ushqim i preferuar, raporton Daily Mail.

Minjtë e bambuve, të cilët janë bartës të koronavirusëve dhe dyshohet se mund të jenë krijesa që ka bërë kalimin te njeriu, janë mjaft të preferuar.

Dhjetëra mijëra fermerë i rrisin për ushqim dhe në rrjetet sociale shpërndahet një manual me 100 mënyra se si të hash një mi bambuje.

Një mi i tillë, që në gjuhën kineze njihet si zhu shu, peshon deri në 5 kg dhe shkon deri në 45 centimetra gjatësi. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mishi i këtyre minjve shërben për detoksikimin e trupit të njeriut.

Popullariteti i minjve ka njohur një shpërthim vitet e fundit dhe shumë fermerë ia kanë dedikuar punën e tyre rritjes së tyre. Kuzhinierë të njohur në vend reklamojnë punën e tyre në gatimin e këtyre krijesave, duke thënë se janë të pasur në proteina. Një prej tyre shton se këta minj e zbukurojnë edhe tryezën, shkruan Daily Mail.

Në janar të këtij viti, një nga epidemilogët më të njohur në Kinë, dr. Zhong Nanshan tha se koronavirusi i ri mund të ketë lidhje me minjtë e bambuve. Të tjerë thonë se virusi ka ardhur nga lakuriqët e natës ose nga pangolini.

Në shkurt, Kina ndaloi përkohësisht tregtinë dhe konsumin e kafshëve të egra në vend. Në atë kohë, në Kinë mendohet se në ferma kishte të paktën 25 milionë minj bambush.