Edhe 2 të vdekur në Greqi nga COVID-19

Dy persona të tjerë vdiqën në Greqi për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 112.

Dy viktimat e reja janë një burrë 65 vjeç, i cili vdiq  në 4:40 të mëngjesit të së dielës në AHEPA dhe një burrë 91 vjeç i cili vdiq në Sotiria.

Të dy vuanin nga sëmundjet themelore. 65-vjeçari kishte hipertension kronik dhe 91-vjeçari vuante nga sëmundje malinje.