U infektua nga infermierja, ndërron jetë në Infektiv 69 vjeçari nga Shkodra

Një burrë nga Shkodra mësohet se ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Spitalin Infektiv.

Ai ishte shtruar disa ditë më parë në spital për shkak të koronavirusit.

Pacienti mësohet se kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

69 vjeçari ishte infektuar në spitalin e Shkodrës nga infermierja. 

Ai u soll në Tiranë bashkë me disa pacientë të tjerë që ishin infektuar po në të njëjtën mënyrë disa ditë më parë.

Ndërkohë që pritet reagimi i spitalit nëse do ta kategorizojë si viktimë të COVID-19.