SKANDALI/ MSH bën një reagim bosh, memet: Rama është Covidh-20

Ministria e Shëndetësisë bëri një reagim bosh pasi opozita e akuzoi se ka abuzuar me një tender me vlerë 3.5 milionë dollarë.

Të dhënat tregojnë se kjo ministri ka blerë maska dhe materiale të tjera mbrojtëse me një vlerë sa dyfishi i çmimeve të zhdoganimit.

https://www.syri.net/politike/332597/nuk-i-ndal-as-pandemia-shpjegimi-i-thjeshte-ja-si-vjedh-qeveria/

Në reagim thuhet se MSH ka zbatuar ligjin dhe se opozita po hedh baltë.

“Bashkohuni me ne në frontin e luftës kundër Covid-19,” thotë ministria.

Kjo deklaratë cinike nuk shpjegon asgjë nga akuzat konkrete për çmimet e blerjes.

Nga ana tjetër, qeveria duket se nuk po i ndal abuzimet as në kohë pandemie. Një nga memet e shumëpërhapura në rrjetet sociale ka nisur ta etiketojë qeverinë si ‘Covidh-20’.