Tre shqiptarë kapen në portin e Roterdamit me 1.5 ton kokainë. Rruga që ndiqte droga

Edhe pse në pamje të parë bllokimi gati global i shteteve me rastin e pandemisë së CPVOD-19, duket sikur ka bllokuar trafikun ndërkombëtarë të drogës, për disa organizata nuk është kështu.

Një lajm i bujshëm është shpërndarë së fundmi nga mediat holandeze, me protagonist edhe dy shqiptarë.

Autoritetet kanë kapur një sasi rekord kokaine prej rreth 1.5 ton në portin e Roterdamit. Në pranga u vendosën 5 persona, nga të cilët një shqiptar 43-vjeçar nga Lushnja dhe 2 të tjerë nga Kosova.

2 të ndaluarit e tjera janë një turk dhe një francez. Sipas mediave vendase, 5 personat e kanë pranuar se ishin në kërkim të dy kontejnerëve ku ishin fshehur sasi të drogës, që ishte nisur nga Brazili, por nuk dihet ende destinacioni i mëtejshëm.

Ende nuk ka të dhëna për identitetin e dy shqiptarëve dhe organizatën kriminale që ata përfaqësojnë.