OBSH: Afrika mund të bëhet epiqendra tjetër e koronavirusit

Afrika mund të bëhet epiqendra tjetër e shpërthimit të koronavirusit, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Zyrtarët e OKB gjithashtu thonë se ka të ngjarë që pandemia të vrasë të paktën 300,000 njerëz në Afrikë dhe të shtyjë gati 30 milion në varfëri.

Javën e kaluar në Afrikë ka pasur një rritje të mprehtë të rasteve të koronavirusit: gati 1.000 vdekje dhe 19,000 infeksione në të gjithë Afrikën, deri tani shumë më të ulëta sesa në pjesë të Evropës dhe SH.B.A.

Komisioni Ekonomik i OKB për Afrikën - i cili paralajmëroi se 300,000 mund të vdisnin - bëri thirrje për një fond sigurie prej 100 miliradë dollarë për kontinentin, përfshirë ndalimin e pagesave të borxhit të jashtëm.

OBSH thotë se virusi duket se po përhapet larg kryeqyteteve afrikane dhe se kontinentit i mungojnë ventilatorët.

Më shumë se një e treta e popullsisë së Afrikës nuk ka furnizim me ujë dhe gati 60% e banorëve të qytetit jetojnë në lagje të mbipopulluara - kushte ku virusi mund të lulëzojë.