Gjermani, numri i të infektuarve shtohet me 3609 të tjerë

Rastet e konfirmuara me koronavirus në Gjermani janë rritur me 3,609 duke shkuar në 137,439 në total.

Të dhënat janë publikuar të shtunën nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive, duke shënuar një ditë të katërt të rrafshët të infeksioneve të reja.

Numri i të vdekurve është rritur me 242, duke shkuar në 4,110 në total, siç tregoi raporti.

Në foton kryesore shihet Andreas Wieser nga departamenti i Infeksionit dhe Mjekësisë Tropikale në Universitetin e Mynihut, që punon me mostra gjaku për një studim në lidhje me sëmundjen e koronavirusit (COVID-19), në Mynih Gjermani.. Fotoja u bë dje, më 17 prill 2020.